Deri në 3 orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Si rrjedhojë e pritjeve të gjata, kolona e automjeteve që presin për të hyrë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë arrin deri në 1000 metra. Gjersa pritjet në Dheun e Bardhë zgjasin nga tri orë, në pikat e tjera kufitare, pritjet janë në intervale kohore më të shkurtra

Pika kufitare e Dheut të Bardhë

Pritja te pika kufitare e Dheut të Bardhë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës po arrin deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, dalja nga ana tjetër merr kohën prej një ore e gjysmë.

Si rrjedhojë e pritjeve të gjata, kolona e automjeteve që presin për të hyrë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë arrin deri në 1000 metra.

Për të dalë, arrin në 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë në intervale kohore më të shkurtra.

Për të hyrë në Kosovë nga pika e Muçibabës, pritja arrin në 20 minuta. Ndërkaq, në Merdare arrin deri në pothuajse një orë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika