Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka bërë të ditur se deri në 400 ushtarë gjerman pritet t’u shtohen forcave të KFOR-it në Kosovë.
Njoftimi i tyre është bërë përmes një postimi në X.
Është bërë e ditur se roli kryesor i ushtarëve gjermanë është ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Tutje thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe të sigurisë në rajon.
“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, thuhet në njoftim.
KFOR-i ka aktualisht rreth 4 mijë e 500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.
Germany’s participation in the #NATO-led Kosovo Force (KFOR), an international peacekeeping mission in 🇽🇰 since June 1999, reflects its commitment to stabilising peace and security in the region. Under the current open-ended mandate, up to 400 🇩🇪 soldiers can be deployed to KFOR. pic.twitter.com/0A5RlrvEYe
— Germany at NATO (@GermanyNATO) February 2, 2024