Deri në 5 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët po presin në pikëkalimin kufitar të Merdarit për deri në pesë orë për të dalë nga Kosova

Pikëkalimi kufitar, Merdarë.

Deri në pesë orë janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 2400 metrash për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Ndryshe, të martën në mbrëmje, Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave të tjera kufitare, në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdarë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika