Deri në dy orë pritjet në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdar

Ilustrim

Të premten e 26 gushtit, pika më e ngarkuar kufitare për dalje nga territori i Kosovës vazhdon të jetë Merdari.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Në dalje të pikës kufitare në Merdar, pritjet janë nga 100-120 minuta, kurse kolona e automjeteve raportohet të jetë 1000 metra.

Ndërkaq, në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 150 metra.

Përveç këtyre pikave kufitare, në Multivodë dhe Muçibabë pritjet për dalje nga territori i Kosovës janë 10 deri në 15 minuta.

Sa i përket pikave të tjera kufitare, pritjet nuk janë të gjata, po ashtu nuk raportohet të ketë kolona të gjata të automjeteve.

Njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika