Deri në fund të javës, pritet të betohen kryetarët e tri komunave veriore

Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan pritet të betohen deri në fund të kësaj jave.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, Arianit Abazi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Abazi nuk konfirmoi ndonjë kohë të saktë, mirëpo bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të jetë edhe betimi i tre kryetarëve të rinj.

Ndërkaq, sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi për KosovaPress ka thënë se kryetarët e rinj pritet të betohen të enjten në orën 10:00, në objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale.

Ndryshe, të premten e 19 majit, Erden Atiq është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut, ndërsa të hënën ka filluar punën si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut.

Në ditën e parë, Atiq nuk ka dashur të flasë shumë për premtimet, mirëpo ka thënë se synon të bashkëpunojë me të gjithë qytetarët.

Zgjedhjen e tij si kryetar nuk e kanë mirëpritur serbët lokalë.

Më 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Partia Demokratike e Kosovës fitoi në Zveçan dhe Zubin Potok.

Erden Atiq nis punën si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika