Fluksi i mërgimtarëve për të ardhur në vendlindjen e tyre po vërehet çdo ditë. E sot sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar thuhet se pika kufitare e quajtur “Dheu i Bardhë” ka pritje deri në një orë. Si dhe kolona zgjat deri në 300 metra.
Sipas kësaj Qendre pritje ka edhe tek pika kufitare “Kullë”, pritje kjo që zgjat 25-30 minuta. Dhe kolona arrin 150-180 metra.
Fluksi tek pjesët e tjera kufitare vërehet nga 5-10 minuta.
Kolonë në dalje ka tek “Kulla” dhe po zgjat rreth 15-20 minuta e kolona arrin 60-80 metra.