Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar dhe raportit të orës 17:08 janë deri në pesë orë pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova për në Serbi përmes pikës kufitare Merdar.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka kolona të gjata të veturave, dhe pritjet janë deri në gati dy orë ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë.
Ndërsa, pritje deri në gjysmë orë dhe gati një orë për të dalë nga Kosova janë te pikat kufitare Mutivodë dhe Muçibabë.
Për të hyrë në Kosovë pritjet janë tre deri në pesë minuta.