Deri në tri vite zgjasin proceset gjyqësore të divorcit

Mbi 80% e rasteve të divorcit arsyetim e kanë dhunën në familje. Derisa, këto raste në gjykata shkojnë deri në 3 vjet, organizatat joqeveritare, për të drejtat e grave kërkojnë  që rastet e dhunës në familje, të kenë priotitet kur paraqesin padi për divorc

Deri në tre vite mund të shkojë procesi i shkurëzimit të një çifti, në Gjykatat në Kosovë.

Derisa, divorcimi i çifteve mund të bëhet në dy foma, me marrëveshje ose me padi nga njëra palë, e kjo e fundit mund të zgjasë më tepër edhe për shkak të rrethanave të rastit.

Juristi Anton Nrecaj, thotë se rastet e divorcit zvarriten në Gjykatë si shkak i numrit të madh të rasteve që janë në civile.

“Nuk është gjë e mirë për shkak se edhe si institucione pavarësisht ngarkesës që kanë gjykatat mirëpo është një detyrim kushtetues të cilin e kemi edhe ligjore që gjykatat tona, të e zbatojnë parimin e një gjykimi të drejtë dhe një afat të caktuar,është e paraparë me konventën për të drejtën dhe liritë e njeriut, kjo në praktikë fatkeqësisht në cështjet civile nuk respektohet aspak”, ka thënë juristi, Anton Nrecaj.

Sipas tij, rreth 80% e shkakut të divorcimit mes qifteve është dhuna në familje, cka për të kjo paraqet shqetësim.

“Në këto raste pavarësisht që janë të ndjeshme, fatkeqësisht pjesa më e madhe e shkurorëzimeve që ndodhin në Kosovë, e i cili është në rritje cdo vitë, janë si pasojë e dhunës në familje”, vijon ai.

Në rrjetin e Grave të Kosovës, thonë se gjykatat nuk duhet të i zgjasin procedurat, për rastet e divorcit, sic ndodhë shpesh në praktikë.

“Viktimat e dhunës në familje gratë edhe vajzat janë të këcnuara vazhdimisht në mënyre që ato të mos e raportojnë dhunën në familje, përvec kësaj rrjeti i grave të kosovës është dëshmitarja e asaj që edhe në rastet e dhunës në familje, lëndët kur shkojnë me diveroc rrinë me vite të tëra në sirtar të gjyqtarëve derisa gjyqtari të e pranojë lëndën e të vazhdojë me procedurën e divorcit”, ka deklaruar Besarta Breznica nga RrGK.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë thënë se janë duke bërë verifikimin e saktësisë dhe cilësisë së të dhënave statistikore, sa i përket rasteve të divorcit.

Sipas Agjencisë së statistikave të Kosovës, në vitin 2022 janë regjistruar 2  mijë e 88 shkurorëzime në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika