Dëshmia e të mbijetuarit nga masakra e familjes Deliu

Jo vetëm dëshmi për nënën e Besnikut, por ky mal është i mbushur me rroba të familjes Deliu. Fakte për krimet e Serbisë në Abri të Epërme, njërën nga masakrat më të kobshme të cilën, e përjetoi Besniku, 5-vjeç atë kohë

Besnik Deliu





Me rrobat e nënës në duar në vendin ku ajo vdiq, Besnik Deliu, fillon rrëfimin e përjetimeve gjatë masakrës së familjes së tij. Jo vetëm dëshmi për nënën e Besnikut, por ky mal është i mbushur me rroba të familjes Deliu. Fakte për krimet e Serbisë në Abri të Epërme, njërën nga masakrat më të kobshme të cilën, e përjetoi ky njeri, 5-vjeç atë kohë.

“Njerëzit të cilët i shpëtuan granatimeve, filluan me lëvizë në këtë pjesë të malit. Disa anën time të djathtë, dikush në pjesën e majtë e dikush në këtë përroin prapa meje. Por, forcat serbe ishin shumë afër edhe i mbytshin familjarët tonë”, rrëfen Besniku.

Sikurse në masakrat tjera, forcat serbe pas granatimit me këmbësori siguroheshin që të mos lënë dëshmi të gjallë. Nga foshnja gjashtë javëshe e deri te më i moshuari 94-vjeç, 23 anëtarë të familjes Deliu u vranë. E Besniku, nuk e di si shpëtoi.

“Forcat serbe na kanë marrë neve, edhe na kanë dërgu diku një kilometër larg vendit të masakrës. Na kanë dërgu në një shtëpi tek një plak e një plakë këtu afër”, thotë ai.

Me trauma e copa të granatave në trup, ky ishte veçse fillimi i vuajtje për të.

“Në të tretën ditë e di që xhaxhai im ka ardhë për vizitë tek ne, sepse ka vonu deri e ka kuptu se ku jemi. Unë si e kam parë, nuk e kam ditë cila uniformë është (uniforma e UÇK-së) edhe kam mbetë pa vetëdije. Pastaj veç e di që kur më ka ardhur vetëija jamë zgjuar në duart e mixhës. Para katër muajve ka ardhur gazetari, Julius Strauss pas 22 viteve ka ardhë në Kosovë, e na ka vizituar. Në këtë vend ku jemi e kam dëgjuar ngjarjen e vërtetë prej mixhës tim”, përfundon tregimin i mbijetuari i masakrës.

Me gazetarin Julius Strauss, atë kohë si përkthyese ishte edhe Lemane Kamberi-Muriqi. Ajo tregon se kolegu i saj, nga media ndërkombëtare Daily Telegraf, pas masakrës mbeti me trauma.

“Gazetari për të cilën kam përkthyer e ka lënë më pas gazetarinë, ka pasur traumë apo posttraumatic stress disorder (PTSD), edhe e ka lënë profesionin. Gazetarinë e ka lënë për shkak të rastit të Obrisë”, deklaron përkthyesja gjatë kohës së luftës.

Muriqi në cilësinë e përkthyeses e ka përjetuar rëndë, por jo aq sa personat e parë që i panë trupat e vrarë.

“Zoti na ka ruajtur vetëdijen dhe memorien, mua edhe Imerit. Ai është ballafaquar me situatën edhe u përkujdes për trupat, unë nuk isha në gjendje me i ndihmu e me i kap trupat, sepse u frigojsha”, tregon Bashkim Deliu, i afërm i të masakruarve.

Ndër trupat e vdekur ishte edhe një foshnje në gjirin e nënës. Pak kohë pasi e gjetën edhe ajo vdiq. Për masakrën ndaj familjes Deliu sikurse për krimet tjera, dëshmitarët e familjarët thonë se Prokuroria kurrë nuk është interesuar për drejtësi. Ky fakt rëndon edhe më shumë dhimbjen e familjarëve, sidomos në përvjetorët sikurse sot.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika