Dëshmia në gjykatë: E ndjera i kishte ofruar para të dyshuarit vetëm ta linte të qetë

Hamide Gashi, e cila, dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, i kishte ofruar para atij vetëm ta linte të qetë

Foto nga vendi i ngjarjes





Në mesin e shumë problemeve, të cilat, Hamide Magashi, i kishte denoncuar në hetuesi, dhe dosje të tjera të mbledhura nga organet ndjekëse, përmendet edhe fakti se e ndjera i kishte ofruar para bashkëshortit vetëm e vetëm që ta linte të qetë dhe për ta lejuar ndarjen.

Madje, ky fakt ishte përmendur edha para gjykatës.

Në një procesverbal, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, përshkruhet se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili, i kishte thënë gjykatësit që gruaja e tij i ka ofruar para për ta lejuar që të shkojë në shtëpi.

“Më ka premtuar një shumë të madhe të pareve, veç për ta lënë të shkojë te shtëpia e babës, më ka thënë martohu me kë të duash, vetëm më lërë rehat mua dhe fëmijën”- përshkruhet në procesverbalin gjyqësor.

Madje para gjyqtarit, i dyshuari kishte deklaruar se nuk do ta linte të lirë, Hamide Magashin, me asnjë kusht, pasi nuk do të lejonte që fëmijën ta mbante e ndjera. E gjithë kjo, ishte thënë para gjykatës në kohën kur po vendosej urdhëri mbrojtës.

Të gjitha këto deklarata i kishte bërë i dyshuari Sokol Halili, në kohën kur në Gjykatë po shqyrtohej kërkesa për mbrojtjen e viktimës.

Ndërkaq, deklaratat e viktimës para hetuesisë tregonin se ajo kishte raportuar dhunën e vazhdueshme, me të cilin, ishte përballur e ndjera.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika