Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshminë e tij në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së e ka filluar dëshmitari i 98-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fatmir Sopi.
Ish-eprori i UÇK-së në zonën e Llapit, iu drejtua Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimti dhe Jakup Krasniqit me përshëndetje që në fillim të fjalës së tij.
“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, tha Sopi.
Prokuroria, e përfaqësuar nga prokurori Cezary Mihailzcuk, filloi menjëherë pyetjet për dëshmitarin.