Dëshmitari Fondaj: Po mendoj se jam keqpërdorur nga gjyqtari

Dëshmitari Kurtesh Fondaj me të filluar senaca gjyqësore në ditën e tretë të dëshmisë së tij, ka kërkuar nga gjyqtari kryesor që t’i mundësohet një avokat, pasi një ditë më parë, sipas tij, gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux, është keqpërdorur.

Lidhur me këtë kërkesë, gjytari kryesor ka kërkuar një pushim prej pesë minutash për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Deklarimi i tij i plotë:

Gjyqtari: Keni ndonjë pyetje, dëshironi të thoni diçka dëshmitar.

Fondaj: Kryesues i panelit gjyqësor, unë dje pasdite i kam pa në inqizimet që janë prezantue nga gjykata, i kom përcjellë me vëmendje, dhe sidomos marrja në pyetje nga gjyqtari më ka bë me mendue që me kërkue një avokat, respektivisht një mbështetje nga një avokat. Po mendoj se jam keqpërdor.

Gjyqtari: Jeni përpjekur që të kontaktoni me ndonjë avokat vetë ju personalisht.

Fondaj: Po e kërkoj prej juve t’ma ofroni ndihmën e një avokati.

Gjyqtari: Do të duhet të bëjmë një pushim të shkurtër të diskutojmë këtë qështje. Do të bëjmë një pushim prej pesë minutash.

Edhe pas kthimit pas pesë minutash, gjyqtari kryesor ka kërkuar një pauzë më të gjatë për të trajtuar kërkesën e dëshmitarit Fondaj.

Gjyqtari te krerët e UÇK-së, Guénaël Mettraux bën pyetje si të ishte prokuror dhe në formë sugjestive 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika