Dëshmitari Hoxha thotë se gjatë luftës nuk i ka njohur Time Kadrijajn dhe Safete Hadergjonajn

“Jo nuk e njoh. Tani e njoh por në luftë nuk e kam njoftë”, tha Hoxha duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtjes së Pjetër Shalës, përmes avokatit Jean-Louis Gilissen, për Time Kadrijajn.

Dëshmitari Zijadin Hoxha ka thënë se në kohën e luftës nuk i ka njohur, tani deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijajn dhe ish-deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Safete Hadergjonaj.

“Jo nuk e njoh. Tani e njoh, por në luftë nuk e kam njohur”, tha Hoxha duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtjes së Pjetër Shalës, përmes avokatit Jean-Louis Gilissen, për Time Kadrijajn, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, për Safete Hadergjonajn, dëshmitari Hoxha tha se tani e njeh pasi është fytyrë publike.

“Sot e njoh, gjatë luftës nuk e kam njohur. Është fytyrë publike faktikisht”, tha dëshmitari Hoxha.

I pyetur për një person me emrin Ilir Blakaj, dëshmitari tha se nuk e njeh.

Veç tjerash, avokati Gilissen pyeti dëshmitarin se a ka pasur ndonjë zyrtar apo komandant nga Shqipëria që ka qëndruar në uzinën e metalit në Kukës.

“Me duket ka qenë një, por emrin nuk e di”, tha dëshmitari Hoxha duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Pjetër Shalës.

Ndërsa, për një person me emrin Spiro Butka, dëshmitari tha se nuk e njeh personalisht.

Tutje, dëshmitari tha se ai vetë ka punuar në brendësi të depos në uzinën e metalit në Kukës, konkretisht në riparim.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika