Dëshmitari i 16 në Speciale: Për komandën e UÇK-së, Rugova ishte pengesë

Dëshmitari i 16 në Gjykatën Speciale, ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova është konsideruar pengesë nga komanda e UÇK-së

Dëshmitari i 16 në Gjykatën Speciale është duke dëshmuar në rastin Thaçi dhe të tjerët. Ai ka folur rreth zonës së Llapushnikut dhe veprimtarinë e UCK-së në atë zonë.

Duke komentuar një deklaratë të UCK-së, të cilën e paraqiti prokurori i ZPS-së, ka thënë se në zonë të Llapushnikut nuk kishin simpati për LDK-së dhe për Ibrahim Rugovën. Duke theksuar se, sipas tij, për komandën e UCK-së, Rugova ka qenë pengesë.

Një pjesë e bisedës së dëshmitarit me prokurorin:

Prokurori: Dua t’ju lexoj një pjesë (të deklaratës politike e 8 e UÇK-së) ‘UÇK-në dhe popullin shqiptar janë duke u goditur prapa shpine nga elemente kolaboracioniste dhe pacifiste me gjithë vështirë UÇK e dalë nga gjiri i popullit do të vazhdojë luftën deri në fitore’. Sa e përhapur ishte kjo ndejnë ne zonën e Llapshunikut?

Dëshmitari: Pasi kemi shkruar ne në Llapushnik, kanë filluar të deklarohen disa ushtarë pa uniformë, veshur thjesht kanë qenë. As nuk njiheshin Rugovë e thoshin…. pastaj e kuptova që është fjala për Rugovën, pengesë tyre paska qenë Rugova, ne kemi qenë pjesë e LDK-së deri shumë vonë mas luftës, atëherë njëfarëlloj presioni që kemi pasur ka qenë edhe ky motiv, se pse njerëzit e LDK-së janë kyç në UÇK-së, se këta kanë menduar në fillim se vetë këta duhet ta udhëheqin luftën e vetëm këta duhet me qenë me zotnu Kosovën.

Prokurori: Këtë deklaratë që e lexova më herët a e lidhni me LDK-në apo jo?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: A u thuhej se LDK-ja ishte armike?

Dëshmitari: Ka pasur, kanë thënë nuk duhet me i pranu, nuk janë të besueshëm.

Prokurori: A ishte komanda e UCK-së ajo që i përhapte këto mesazhe?

Dëshmitari: Sigurisht, komanda ka qenë, sigurisht se nuk kish mujt me fol, edhe pse shumica e luftëtarëve kanë qenë me LDK-në.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika