Dëshmitari i dytë i ZPS-së thotë se është anëtar i LDK-së

Dëshmitari i dytë në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai është bërë anëtar në LDK, pasi kjo parti sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës

Dëshmitari, identiteti i të cilit është ruajtur nga Gjykata Speciale

Në seancën e së hënës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i Dhomave të Specializuara të Kosovës, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellë me seanca private dhe pjesë të redaktuara.

I pyetur nga ZPS para se të kalojë në seancë private, dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK, pasi e njëjta, sipas tij, kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

“Anëtar i LDK-së jam bërë pasi LDK ka pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Paraprakisht, ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së, si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.

Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta, LDK kishte qenë një parti e njohur dhe ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992.

Ndryshe, sot ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Me të nisur dëshmia e dëshmitarit të dytë, seanca është mbyllura për publikun./BetimipërDrejtësi/.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika