Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së

Steven Russell, një ish-ushtarak amerikan që ka shërbyer në Kosovë në vitin 1999, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë për rastin e krerëve të UÇK-së

Steven Russell, një ish-ushtarak amerikan që ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999, është dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Dëshmia e tij nisi mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale, ku ai po shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Amerikane.

“Steven Russell është dëshmitari i radhës i Prokurorisë, dëshmia e të cilit nisi mëngjesin e sotëm. Sipas vendimit të mëparshëm të Panelit, përfaqësuesit e Qeverisë së ShBA-së po e shoqërojnë dëshmitarin në sallën e gjyqit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në më shumë se një vit të seancave gjyqësore, janë dëgjuar mbi 100 dëshmitarë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika