Dëshmitari: Salih Mustafa më ka ndihmuar kur jam plagosur

Dëshmitari, Kapllan Parduzi

Në seancën e së hënës në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka dhënë dëshminë dëshmitari i tetë i mbrojtjes Kapllan Parduzi.

Parduzi ka folur rreth plagosjes së tij të datës 10 prill 1999 dhe ndihmës që ia kishte ofruar tash i akuzuari Salih Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që nga viti 1998, të cilës iu kishte bashkuar në zonën operative të Llapit.

Parduzi është shprehur se me 15 shtator 1998 kishte qenë ofensiva e parë e ballafaqimit të  UÇK –së dhe forcave serbe në fshatin Kaçanull.

Salih Mustafa- Cali

“Kemi qëndru deri më 19 ose 20 shtator sepse më 15 shtator 1998 ka qenë ofensiva e parë e ballafaqimit mes forcave serbe dhe UÇK-së në fshatin Kaçanull, në vijën ku ndahet territori i regjionit të Llapit dhe Mitrovicës. Brigada 151 jemi vendos në fshatin Bradash”, ka deklaruar ai.

Duke folur për Sali Mustafën, dëshmitari Parduzi tha se fizikisht e ka njohur nga viti 1998 kurse si emër e ka njohur edhe më herët për shkak të veprimtarisë së tij dhe për arsye se ishte i përndjekur nga regjimi serb.

Tutje tregoi se Mustafën e ka takuar në fshatin Bajgorë ose në Zabërgjë.

Po, kem pas kontakt sepse ka qenë absurditet të mos takoheshim, ka zgjatur mund të them maksimumi 1 orë, por mund të ketë gjasa më pak, por jo mbi një orë”, ka thënë Parduzi.

Ai foli edhe për aktivitetet e Mustafës, duke thënë se ato kanë qenë të përbashkëta si i të gjithë ushtarëve të tjerë të UÇK-së.

“Aktivitetet e Salih Mustafës kanë qenë të miat dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së, kështu që rreth asaj tematike nuk kemi pas nevojë të bisedojmë sepse kanë qenë njohura çka duhet të bëjmë. Në bazë të rrjedhshmërisë që ka shkuar ngjarja kanë qenë gjithë vullnetarë të paraqitur dhe njerëzit që kanë qenë në rrjedha, i kanë sjellë për ushtrime ushtarake sepse shmica kanë qenë të ri dhe s’kanë pas përgatitje ushtarake dhe i kanë kry trajnimet dhe ku ka pas nevojë i kemi angazhu”

Kapllan Parduzi

Dëshmitari Parduzi, foli edhe për plagosjen e tij e cila kishte ndodhur me 10 prill 1999 në fshatin Surdull. Sipas tij, kushtet për trajtimin e plagës nuk ishin as minimale në atë kohë.

“Fshatrat më kujtohet kur kemi kalu para se mu plagos, po masi jam plagos nuk më kujtohet se nuk kam mujt me i përcjell për shkak se gjendja jeme shëndetësore nuk më ka lejuar”, tha dëshmitari.

Për Mustafën tha se e ka siguruar rrugës, gjysmën e rrugës e kishte përcjellë Salih Mustafa.

“Mu përkeqësue gjendja dhe kanë zbritë me një fshat dhe kemi pushu disa orë dhe sigurisht Cali ka pas obligime dhe detyrë, e pastaj më kanë marrë persona të brigadës 151 dhe transportue në Potok”, tha dëshmitari.

Seanca e fundit në këtë rast, u mbajt me 8 prill, ku dëshmitar ishte Nazmi Verbovci.

Hagë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika