Dëshmitari thotë se Shala hynte e dilte nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush

Dëshmitari i pestë me kodin 10 në rastin e Pjetër Shalës, tha se Shala ka hyrë dhe ka dalë nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush

Pjetër Shala

Dëshmitari i pestë me kodin 10 në rastin e Pjetër Shalës, para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), tha se Shala ka hyrë dhe ka dalë nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush.

Kur u pyet nga mbrojtësi i viktimave Simon Lawsse cila kishte qenë arsyeja që ai kishte mundur të hyjë dhe të dalë pa leje nga aty, pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes, por që kjo pyetje u lejua nga trupi gjykues.

Por, në momentin e përsëritjes së pyetjes, dëshmitari tha se përgjigja është e saktë, por që ai nuk e dinte a ka pasur leje apo jo Pjetër Shala.

Me këtë përgjigje, reagoi edhe kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja  Mappie Veldt-Foglia, e cila tha se edhe për të është e paqartë pasi që njëherë thuhet se Shala nuk kërkonte leje e më pas që nuk e dinte a kishte leje apo jo, duke kërkuar që ai të sqarohet.

E që më pas, dëshmitari u kthye në fjalinë që kishte thënë për herë të parë.

Ballafaqimi i dëshmitarit me deklarimet e mëhershme nga ana e mbrojtësit të viktimave dhe pyetje tjera eventuale, janë bërë në seancë private.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet ndaj dëshmitarit, i cili pohoi të ketë parë personalisht Hafir Hoxhën dhe Sabit Gecin në shtabin e logjistikës në Kukës në muajin e pestë dhe të gjashtë të vitit 1999.

Ai po ashtu tha se kishte takuar një ushtar me emrin Bedri në këtë vend, por përgjigjet ndaj pyetjeve për të u cilësuan me përmbajtje të redaktuar nga ana e DhSK-së.

Kurse, nga ana e mbrojtjes është kërkuar diskutimi i dy çështjeve, njëra që sipas avokatit mbrojtës Mohamed Hédi Aouini ka të bëjë me persona të mbrojtur dhe pika dy që ka të bëjë me akuzën për bashkë-konspirator që pretendohet, e që edhe për këtë diskutim është kaluar në seancë private.

Ndërkaq, gjatë kësaj seance Pjetër Shala ka kërkuar nga ana e gjykatës që t’i lejojë kohë për konsultim me mbrojtësit e tij, andaj edhe marrja në pyetje e dëshmitarit nga ana e mbrojtjes, do të bëhet ditën e nesërme./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika