Dëshmon edhe eksperti mjeko-ligjor: Marigona Osmani kishte më shumë se 12 thyerje në trup

Dëshminë e tij para trupit gjykues lidhur me rastin e Marigona Osmanit e ka vazhduar edhe eksperti mjeko-ligjor, Naim Halili, i cili ka thënë se viktima kishte më shumë se 12 thyerje në trupin e saj dhe se vdekja ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e politraumës

Pamje nga seanca gjyqësore, më datë 11.10.2022





Dëshminë e tij para trupit gjykues, e ka vazhduar edhe eksperti mjeko-ligjor, Naim Haliti, i cili ka treguar për raportin e autopsisë që i është bërë së ndjerës, Marigona Osmani.

Sipas këtij raporti, viktima ka pasur më shumë se 12 thyerje në trup.

Haliti gjatë dëshmisë së tij ka elaboruar gjetjet e raportit, ku ka thënë se vdekja e së ndjerës ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e politraumës, që nënkuptojnë lëndime të shumta të shkaktuara në trupin e viktimës.

“Në kuadër të të gjeturave, vdekja e së ndjerës ka ardhur si pasojë e shokut hemorragjik, asfiksisë mekanike, të cilat kanë ardhur si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme, si dhe kundërmimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga dëmtimet që kanë qenë në atë zonë, ku dëmtimet janë të përshkruara në detaje në raportin e autopsisë”, ka thënë ai gjatë dëshmisë së tij, duke treguar se viktima ka pasur të thyer edhe brinjët dhe se në trupin e së ndjerës është gjetur një masë e drogës e llojit kanabis.

Edhe specialisti i emergjencës në Ferizaj, Burim Maloku në dëshminë e tij para trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, ka treguar se e ndjera Marigona Osmani, ka ardhur në emergjencën e spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe është vërejtur se vdekja ka ndodhur më herët e jo në ato çaste që e kanë sjellë.

Ai ka treguar se kur kishte dalë të kërkonte personat që e kishin sjellë në spital, nuk i kishte parë dhe më pas e kishin njoftuar edhe policinë e mjekun ligjor.

“E ndjera është sjellë nga dy persona, është sjellë pa shenja jetë, ne kemi filluar procedurën terapinë edhe ekipi është mbledhur me shpejtësi…e kemi vërejtur se është pa shenja jete dhe ka lënë përshtypjen se kjo ka ndodhur më përpara dhe se nuk ka qenë e çasteve të fundit” ka thënë ai.

Ndërkaq, seanca ndaj dy të akuzuarve është shtyer në kohë të pacaktuar. Kryetari i trupit gjykues ka thënë se seanca e radhës do caktohet, sapo të sigurohet prania e një dëshmitari.

Dëshmon specialisti i Emergjencës në Ferizaj: Kur u soll Marigona Osmani ishte pa shenja jete

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika