“Dështim pas dështimi” – Mehmetaj rendit premtimet e parealizuara të Kurtit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mosrealizimin e një sërë premtimesh të bëra gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, duke theksuar se Kurti nuk duhet të zgjidhet për një mandat tjetër më 9 shkurt.

Mehmetaj, në emisionin Debat Plus, numëroi një nga një disa nga premtimet e parealizuara të Qeverisë Kurti.

“Unë i marrë premtimet e tij, për të cilat ka thënë ‘më kërkoni llogari’, dhe i paraqes këtu. Albin Kurti ka premtuar shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit – nuk e ka bërë. Ka premtuar Fond Sovran – nuk e ka bërë. Ka premtuar Bankë Zhvillimore – nuk e ka bërë. Ka premtuar rivitalizimin e Trepçës – nuk e ka bërë. Ka premtuar bashkëpunim me sindikatat – nuk e ka bërë. Ministria e Ekonomisë ka thënë se deri në fund të vitit 2024 do të arrijnë 50 megavat të energjisë së ripërtëritshme. Sot që po flasim, asnjë megavat.

Tjetra, ka premtuar vetting – dështim. Ka premtuar Gjykatën e Specializuar – dështim. Ka premtuar fuqizim të gjyqësorit – dështim. Ka premtuar kapacitet të shtuara prokuroriale – dështim. Ka premtuar padi për gjenocid – dështim. Ka premtuar platformë për kompensim nga dëmet e Serbisë – dështim.

Ka premtuar aeroport në Gjakovë – dështim. Autostrada Prishtinë-Gjilan – dështim. Autostrada Prishtinë-Mitrovicë – dështim. Rruga Prishtinë-Pejë – dështim. Ndërtimi i katër mijë banesave sociale – dështim…”,.”, ka thënë Mehmetaj.

Ai shtoi se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ose ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë shumë më kompetentë për të qenë në postin e kryeministrit sesa Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika