Dështimi i seancave për shkak të përkthyesëve, KGJK-ja hap konkurs

Mungesa e përkthyesëve është një nga arsyet si shkak të të cilave në Kosovë dështojnë të mbahen seanca gjyqësore. Këtë problem, Këshilli Gjyqësor i Kosovës po synon ta zgjidhë, me angazhimin e tetë përkthyesëve të rinj

“Kam kontaktu në mëngjes për përkthyes…” Në mungesë të përkthyesit, në Gjykatën Themelore të Pejës, para pak javësh dështoi të nis gjykimi në rastin Brezovica.

Sikur Peja, mungesë të përkthyesëve kanë edhe Gjykatat e tjera gjithandej Kosovës.

Ndonëse më mirë se në të kaluarën, gjendje e mirë nuk është as në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Tani kanë filluar punën edhe gjyqtarët e rinj. Prapë se prapë, shtatë përkthyes për mbi 120 gjyqtarë është numër i vogël. Sepse ne i kemi të gjitha departamentet, është Gjykata më e madhe, kemi departamentin administrativ, kemi departamentin special, që Gjykatat në qytetet e tjera nuk e kanë, e aty është edhe puna më voluminoz”, ka deklaruar Blerta Krusha – Përkthyese.

Për të përmirësuar situatën, Këshilli Gjyqësor tashmë ka hapur një konkurs.

“Për tetë (8) pozita konkursi është publikuar dhe është duke u zhvilluar procedura e rekrutimit.  KGJK, varësisht nga nevojat ka rritur në mënyrë te vazhdueshme numrin e pozitave për përkthyes për të plotësuar nevojat e gjykatave”, ka thënë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Numri i pamjaftueshëm i përkthyesëve, Lavdim Makshana nga IKD, thekson se ndër vite ndikoi në vonesa të lëndëve.

“Për shkak të volumit të madh të shkresave, kemi pasur disa raste kur përkthyesit janë vonuar në përkthimin e shkresave penale, apo civile. Kjo ka ndikuar që rastet të shtyhen për një afat më të gjatë dhe kjo ka ndikuar që seancat të mos mbahen brenda afateve të caktuara ligjore”, ka theksuar Lavdim Makshana – IKD.

E Blerta Krusha tregon se as kushtet në seanca nuk janë të mira për ta.

“Në seanca kur shkojmë, kushtet nuk i kemi fare të mira. Sepse ne si përkthyes nuk i kemi as kabinat, nuk kemi as dëgjojse, as mikrofon që duhet të kemi. Ne duhet vazhdimisht të ulemi afër palës që t’u përshpërisim në vesh ose me e ngritë zërin për me dëgjua e gjithë salla”, ka thënë Blerta Krusha – Përkthyese.

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka numrin më të lartë të përkthyeseve, gjithsej 16-të.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika