Dështimi i seancës së Kuvendit, Haliti thotë se Konjufca ka nisur njëlloj qortimi për deputetët

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, ka thënë se për një kohë të gjatë është vërejtur vonesa e deputetëve në fillim të seancës, dhe për këtë ka filluar njëlloj qortimi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që seancat duhet të fillojnë me kohë dhe të mos priten deputetët

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, për dështimin e seancës të së martës për shkak të mungesës së kuorumit, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që t’i qortojë deputetët duke mos i pritur që ata të mos vonohen më.

Ai i ftuar në emisionin FIVE, ka thënë se për një kohë të gjatë është vërejtur vonesa e deputetëve në fillimin e seancës, dhe nga kjo arsye ka filluar njëlloj qortimi që seancat të fillojnë me kohë dhe të mos priten deputetët.

“Disa deputetë janë në vizita zyrtare në ShBA, dhe është vërejtur një mungesë e disa deputetëve, mirëpo dështimi i sotëm ka qenë se i kemi disa deputetë që zakonisht vonohen në fillimin e seancave, ka edhe në mesin tonë, pra nga të gjitha grupet pa përjashtim, të cilët nuk arrijnë në kohë për fillim të seancës. Mendoj që kryetari i Kuvendit ka filluar njëlloj qortimi që ose seancat të fillojnë me kohë ose të mos priten deputetët. Pra, pas një pritje prej 30 minutash ka vendosur që ta mbyllë seancën dhe të mos vazhdojë me pritjen e deputetëve”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka thënë se raste të tilla kanë ndodhur, pasi disa deputetë nuk arrijnë me kohë, disa sipas tij, kanë arsyet e veta që për shkak të komunikacionit nuk arrijnë me kohë.

“Fatkeqësisht, kjo po na përcjell vazhdimisht, pasi disa deputetë nuk arrijnë më kohë, disa kanë arsyet e veta që për shkak të komunikacionit nuk arrijnë me kohë. Nuk kemi seanca të çdoditshme, kemi një ose dy seanca gjatë javës dhe besoj që deputetët duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe duhet të jenë më kohë në sallë”, ka thënë Haliti.

Në mungesë të kuorumit, seanca e Kuvendit është shtyrë për nesër. Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentari Konjufca. Ai kishte thënë se të pranishëm janë vetëm 44 deputetë.

Seanca e së martës ka qenë vazhdimësi e seancave të mëparshme, pra pikave që nuk janë diskutuar nga seancat e mëparshme. Ndërkohë, nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca e rregullt plenare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika