Mbi 55 për qind të votave i kishte Lëvizja Vetëvendosje në një moment mbrëmë rreth orës 21 në ueb faqen e KQZ-së.
Vetëm pak më vonë ky institucion njoftoi se ato të dhëna nuk ishin të sakta dhe se të dhënat në sistem do të vendosshin në mënyrë manuale.
Megjithëkëtë, kjo ngriti dyshime për ndërhyrje të mundshme, e këtë nuk e mohojnë ekspert të kibernetikës.
Kastriot Fetahaj, Inxhinier i kibernetikës tha se” S’mundem ta konfirmoj se a ka pasur apo jo ndërhyrje, por a ka pasur parregullsi po se po. Nuk e dimë nëse sistemi ka shumë persona që aprovojnë rezultate apo thjeshtë është sistemi që informacioni vendoset nga një person. Nëse është një person që vendos informacionet, mundësia për ndërhyrje të qëllimta është shumë e madhe, në industri njihet si “point of failure”. Nëse sistemi do kishte shkallë aprovimesh, ky problem s’do ekzistonte. KQZ ka dështuar në sistem, ka dështuar në testim sepse nuk e kanë testuar se sa është kapaciteti për bartjen e load-it, ngarkesën e përdoruesve, nuk ka bërë testime për futjen e të dhënave gabim sikurse rasti në Pejë dhe shihet që përgjithësi, KQZ nuk ka sistem qëndrueshmërie, thjesht marrin diçka që nuk e din ç’ka është, e vendosin në public dhe rezultatet janë këto. Pavarësisht se a përdoret më, e ka humbur kredibilitetin e tij”.
Për Fetahajn, faqja nuk plotësonte kriteret bazike të ndërtimit dhe as sigurisë.
Kastriot Fethaj, Inxhinier i kibernetikës tha se “Ka rënë për arsye se ka pas shikueshmëri të madhe dhe nuk ka qenë kapacitet i mjaftueshëm për të bartur atë kapacitet të personave që dëshriojnë t’i shohin rezultatet. Ky ka qenë problemi fillestar, ka qenë “doën” ose i “paqasshëm” pastaj një kohe, në Pejë për një subjekt politik u panë më shumë vota sesa numri i personave të lejuar për votim në atë komunë. Kjo na thotë se sistemi dhe KQZ kanë dështuar në krijimin e një sistemi të sigurt dhe të qasshëm. Kjo i bjen që personi që fut informatat nuk ka autoritet tjetër në shkallën e autorizimit. Psh jam një komisioner, veç i dorëzoj të dhënat. Nuk ka të dytë që thjeshtë i konfirmon. Ose ka ndodh që personi i njëjtë ka fut dhe sistemi nuk ka konfirmues të informacionit”.
Televizioni ka pyetur edhe KQZ-në për detaje rreth problemit por e njëjta, është treguar e rezervuar në përgjigjen e vet, duke thënë thjesht se problemi është evituar dhe rezultatet janë krahasuar me formularët e rezultateve nga vendvotimet.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka njoftuar “Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Televizioni ka pyetur edhe kompaninë që ka krijuar sistemin, “Cacttus”, rreth formës së ndërtimit të sistemit dhe ndërhyrjeve të mundshme në të, por e njëjta nuk i është përgjigjur interesimit.