Dështimi i takimit të Brukselit, Escobar e Lajçak të martën në Kosovë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, pritet që të martën të qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Prishtinë. Kjo po shihet si presion ndaj liderit të Kosovës dhe atij të Serbisë për arritjën e një marrëveshje

Albin Kurti, Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak

Pa kaluar as një javë nga takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nikoqirët e takimit pritet të vijnë në Kosovë.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak pritet që të martën të qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ndonëse agjenda e tyre nuk është bërë e ditur, mesazhet e tyre duket se do të jenë mjaft të qarta.

Për njohësin e çështjeve politike në vend, Artan Muhaxhirin, Kurti e Vuçiq nuk do të mund të bëjnë ball karshi presionit të ndërkombëtarëve.

“Presioni është i madh dhe nuk besoj se as presidenti serb as kryeministri Kurti do t’i bëjnë ball këtij presioni dhe pritet që nga dy palët të ketë kompromise”, ka thënë Artan Muhaxhiri.

Artan Muhaxhiri

Se qëllimi është mjaft i qartë i dy emisarëve mendon edhe Arbnor Sadiku.

“Ardhja e përfaqësuesve për dialog në Kosovë, këto ditë është synim për ta bindur Kurtin të lëshojë pe në proces të dialogut e po ashtu edhe presidenti serb të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Arbnor Sadiku – analist.

Arbnor Sadiku

Në takimin e Brukselit që ndodhi më 18 gusht, palët nuk arritën asnjë pikë progresi.

Ndonëse pala kosovare nuk ka nxjerrë asnjë detaj nga ky takim, ka qenë presidenti i serb që ka pretenduar se Albin Kurti ka parashtruar gjashtë pika për t’u arritur marrëveshje.

Vuçiq, në konferencë për media u shfaq i acaruar me këto kërkesa të Kurtit.

Por, prezentimin e kërkesave të palës kosovare nga ana e serbëve po e kritikon analisti Artan Muhaxhiri.

“Qeverisë Kurti i mungon transparenca për dialogun pasi tash e disa herë ne marrim informacione nga presidenti i Serbisë e jo nga kryeministri jonë. Kjo është mosrespektim ndaj qytetarëve”, u shpreh Muhaxhiri.

“ Ka pasur një mungesë të transparencës në proces të dialogut nga ana e kryeministrit Kurti dhe është zgjedhur nga qytetarët nuk ish dashur të ketë fshehtësi për procesin e  dialogut nga ana e tij”, ka thënë analisti Sadiku.

Lidhur më gjashtë pikëshin që thuhet se e ka prezantuar Albin Kurti para Aleksandër Vuçiqit e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, RTV Dukagjini ka adresuar pyetje tek qeveria.

Por, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika