Dështimi për konstituimin e Kuvendit: Ndonëse “i munguan 7 deputetë”, Kurti fajëson PDK-në, LDK-në e AAK-në

Seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës dështoi të martën, pasi nuk u arrit të miratohej raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve. 52 deputetë votuan pro (plus Duda Balje dhe Veton Berisha, të cilët votuan pro – por nuk u panë mjaftueshëm duart e tyre nga zyrtarët e Kuvendit – që i çuan votat në 54), 46 votuan kundër dhe 11 abstenuan.

Megjithatë, për të kaluar raporti nevojiteshin të paktën 61 vota.

Deputetët që munguan përfshinin anëtarë të Vetëvendosjes dhe partnerëve të tyre, si Dimal Basha, Elbert Krasniqi, Fikrim Damka, Fidan Jilta, Albert Kinolli, Artan Asllani dhe Rasim Demiri.

A u “orkestrua” dështimi i konstituimit të Kuvendit?

Megjithëkëtë mungesë nga “shumica”, kryeministri në detyrë Albin Kurti fajësoi partitë e tjera për dështimin.

Kurti akuzoi PDK-në, LDK-në dhe AAK-në e se po veprojnë kundër Republikës dhe zgjedhjeve demokratike, duke votuar kundër një procesi teknik e formal siç është verifikimi i mandateve.

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mosvotimi i raportit, Kurti: Sulm institucional ndaj Republikës, lanë nam për shtetin

Mirëpo, reagimet nga opozita nuk munguan. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se raporti nuk u mbështet për shkak se ishte antikushtetues.

“Kurti le të japë dorëheqje, është shumë e thjeshtë, ka me e shkru një letër me thanë: Jap dorëheqje prej pozitës së kryeministrit. Bashkë me ministrat, që edhe ata duhet me dhënë dorëheqje dhe mund të vij pastaj të betohet si deputet. Por, Kushtetuta e Kosovës dhe ligji i qeverisë, që vetë e kanë shkruar thotë që kryeministri s’mund të bëhet deputet”, ka thënë kreu i PDK-së.

Kamberi sfidon Kurtin: Nëse e ke shumicën parlamentare, pse dështove?

Në të njëjtën linjë ishte edhe Armend Zemaj i LDK-së, i cili theksoi se dokumentacioni për dorëheqjen e Kurtit dhe ministrave nuk ishte shpërndarë me kohë. Ai ngriti dilema ligjore duke thënë se nuk ka pasur dorëheqje të qartë dhe se nëse Kurti betohet si deputet pa u larguar si kryeministër, atëherë ka shkelje të Kushtetutës.

“Edhe kryeministër edhe deputet” – Zemaj thotë se Kurti s’e ka dorëzuar mandatin si duhet

“Në momentin kur kemi hyrë, unë dhe kolegët e tjerë kemi kërkuar të gjithë dokumentacionin, se e kam parë që dokumentacioni nuk është i plot, po ashtu edhe kolegët tjerë nga partitë politike. Është dal që ekziston një letër në momentin e fundit që është dërguar nga kryeministër. Letër që do të duhej dërguar në KQZ. Dhe atje të fillonte procedurat e dorëzimit të mandatit si kryeministër ose çdo ministër që është zgjedh deputet. Aty është paraqitur një letër, edhe aty nuk evidentohet saktë se a ka dorëheqje. Dhe çka vazhdon nëse ky sot e jep betimin edhe mbetet si deputet në qeveri në detyrë.

Prapë ka tentuar edhe nëse e bën betimin si deputet të vazhdoj si kryeministër ose tjerët si ministra. Kjo është ajo që e kemi kundërshtuar, ka bazë ligjore, ka bazë kushtetuese”, ka thënë Zemaj në lidhje direkte në Debat Plus.

Në përpjekje për të përmbushur kushtet ligjore, Kurti kishte dorëzuar një letër dorëheqjeje te ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me ministrat, në mënyrë që të gjithë të bënin betimin si deputetë. Por kjo dorëheqje u konsiderua “jo eksplicite” nga partitë opozitare

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika