Dështoi mbledhja e kryesisë, Kusari – Lila e quan të “papranueshëm” abstenimin e opozitës

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV),  Mimoza Kusari – Lila pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka fajësuar opozitën të cilën e ka quajtur të “papërgjegjshme” për abstenimin e vazhdueshëm.

Ajo ka thënë se deputetët duhet të kryejnë punët për të cilat janë zgjedhur dhe jo të luajnë rolin e hetuesve dhe të prokurorëve kështu duke e ndërlidhur me rastin e fundit në KEK ku u arrestua drejtori i kësaj ndërmarrjeje.

“E konsiderojmë të papranueshme dhe të papërgjegjshme abstenimin e vazhdueshëm të opozitës qoftë të votimeve në seancave qoftë të mbledhjes kryesisë së Kuvendit, tashmë nuk pinë ujë arsyetimet që pozita e ka fajin, rrethanat me të cilat karakterizohet puna dhe përgjegjësia që marrin deputetët, në vend se të kryejnë punët për çka janë zgjedhur, deputetët e opozitës kanë vendosur të lujnë rolin e hetuesve dhe prokurorëve”, ka thënë Kusari – Lila.

Ajo ka thënë se kjo javë si duket do të karakterizohet vetëm me mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Ndërsa për zgjedhjet në veri të cilat janë mbajtur të dielën e 23 prillit, ajo ka thënë se ishte ishte një ditë që e shënoi fillimin e një fundi të një procesi apo vazhdimësie të keqe të ndikimit politik nga Serbia në Kosovë përmes Listës Serbe.

Tashmë sipas saj të gjitha përpjekjet do të jenë me shumë sfida por do të jenë konform me ligjin dhe me Kushtetutën e vendit.

“Ajo që dua të them se dje ishte një ditë që e shënoi fillimin e një fundi të një procesi apo  vazhdimësie të keqe të ndikimit politik nga Serbia në Kosovë përmes Listës Serbe.. Zgjedhjet kanë qenë të organizuara për aq sa ka pasur hapësirë të jenë të organizuara, por që nuk është cenuar e drejta e askujt nga shteti që të marrë pjesë”, ka thënë Kusari -Lila.

Në këto zgjedhje ajo ka thënë se sfidë ka qenë dhe mbetet siguria e individëve, ku ka përmendur prezencën e Listës Serbe në pika të votimit që ndikoi tek komuniteti serb.

“Është absurde që një komunitet pakicë në Kosovë të kërcohet e shantazhohet nga shteti që do duhej ti mbronte interesat e tyre dhe të rregullonte jetën e tyre”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës, dy komuna i ka fituar VV-ja, kurse dy të tjera PDK-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika