Dështon gjykimi për Brezovicën: Nuk sillen të paraburgosurit

Mungesa e dy të akuzuarve që ndodhen në paraburgim dhe mungesa e përkthyeseve të gjuhës serbe, ka bërë që përsëri të dështoj nisja e gjykimit në rastin e njohur si “Brezovica 1”. Seanca e radhës është caktuar për datën 3 prill, përderisa mbrojtja ka pasur disa ankesa. Në këtë rast është i akuzuar edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, që dyshohet se përfitoi mbi 1 milion euro nga lëshimi i lejeve të ndërtimit në Parkun Kombëtar “Sharri”

Gjykatorja në Pejë me vështirësi i zë gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si “Brezovica”.

Mirëpo, jo të gjithë 12 të pandehurit morën pjesë të enjten në tentativën e dytw tw dështuar për të nisur gjykimi.

Dy të akuzuar munguan, pasi Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk u koordinua mirë për t’i sjell ata në Pejë, nga Qendra e Paraburgimit.

Mungoi edhe përkthyesi, për gjashtë të pandehurit serbë.

“Zotëri gjyqtar gati një muaj po bëhen që e keni caktu seancën. Një muaj kohë keni pasë me u marrë edhe me përkthyes, edhe me probleme të tjera. Ju nuk keni asnjë justifikim që ta shtyeni gjykimin për shkak të mungesës së përkthyesit”, ka deklaruar Mahmut Hamiti, avokat.

E për shkak të numrit të madh të materialeve, prokurori Rasim Maloku tregoi se e ka përdorur një mënyrë jo të zakonshme për t’i pajisur palët me shkresa.

“Më 1 mars 2023 Prokuroria i ka njoftuar mbrojtësit e të pandehurve se mund t’i pranojnë shkresat e lëndëve në zyrën e Prokurorit me njoftim se duhet të sjelli nga një USB”, ka deklaruar Rasim Maloku, prokuror.

Kjo mënyrë, duket se nuk i pëlqeu njërit prej avokatëve.

“Të gjithë e kanë ardhur në zyrë dhe i kanë marrë shkresat, përveç avokatit Besnik Berisha i cili ka kërkuar që Prokuroria t’ia dërgoj në zyre”, ka deklaruar Rasim Maloku, prokuror.

Vërejtje për këtë veprim të prokurorit Maloku, kishte edhe kryetari i trupit gjykues, Murat Hulaj.

“E kuptoj volumin e madh të lëndëve, mirëpo kjo është sikurse ne si Gjykatë të shpallim një aktgjykim dhe t’u themi palëve ejani dhe merreni këtu”, ka deklaruar Hulaj.

Seanca është shtyrë për datën 3 prill.

Prokurori Maloku ka qenë gjatë gjithë kohës nën kujdesin e mbrojtjes së afërt.

Aktakuza e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar, i ngarkon 12 të persona me akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, marrje e dhënie ryshfeti, si dhe armëmbajtje pa leje.

Mes të akuzuarve është edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i cili sipas Prokurorisë përfitoi kundërligjshëm mbi 1 milion euro, vetura luksoze dhe tri vikend-shtëpiza në Brezovicë, duke u mundësuar leje ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, disa kompanive.

Në vetëm një rast, për 21 leje ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consulting”, Nikoliq akuzohet t’i ketë përfituar 210 mijë euro.

Atij i është sekuestruar një pjesë e pasurisë.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika