Dështon iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore

Mbledhja e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se iniciativa për largimin e kryetarëve në veri ka dështuar për shkak se nuk kanë votuar aq qytetarë sa kërkon ligji.

Kryetari Kreshnik Radoniqi, i ka treguar statistikat e votimit në katër komunat veriore:

  • Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues nga 13,674 apo 0.91%;
  • Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%;
  • Në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7,209 pra kemi 0%;
  • Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18,796 apo 0.59%.

Ai njoftoi se nuk është përmbushur kriteri ligjor për shkarkimin e kryetarëve.

“Duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar siç kërkohet me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeversjen Lokale në Republikën e Kosovës, pra nuk është arritur 50% i domosdoshëm, andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha ai.

Erden Atiq, Ilir Peci, Lulzim Hetemi e Izmir Zeqirit do vazhdojnë të jenë në krye të komunave përkatëse.

Shumica dërrmuese e qytetarëve në veri të vendit e kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve. Para se të organizohej ky votim, Lista Serbe u kishte bërë thirrje qytetarëve atje që të bojkotohej procesi.

Ndaj këtij bojkoti ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, e cila e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që përmes presionit ka ndikuar te serbët lokalë në Kosovë që të mos dalin të votojnë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika