Dështon kalimi i ‘projektligjit të kontrabanduar’ për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet

Në mungesë të kuorumit ka dështuar kalimi i Projektligjit për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

Kalimi i Projektligjit për tekste shkollore ka dështuar në mungesë të kuorumit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes [LVV] Eman Rrahmani ka propozuar që të largohet pika 5 nga rendi i ditës ku shqyrtohet projektligji për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere. Pasi që ky projektligj është kontestuar dhe ka dyshime se i njëjti ka kaluar pa kuorum në Kuvendin e Kosovës dhe akoma po pritet vendimi i administratës.

Për këtë propozim nuk ka pasur kuorum dhe rendi i ditës është miratuar siç është paraparë.

Ndryshe, me 12 prill duke filluar nga ora 10:00 është mbledhur Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, për të diskutuar për projektligjin për tekste shkollore.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

Lexo edhe: (VIDEO) Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Lexo edhe: “I vjedhur e i kontrabanduar”, opozita kundërshton mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Lexo edhe: “Kuvendi është shtëpia jonë”, “Merrne Dejonën në grup punues” – Dumoshi e ashpër me Nagavcin

Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika