Dështon Lajçak, nuk arrin t’i ulë në një tavolinë Bislimin e Petkoviçin

Është zhvilluar takimi mes kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe ndërmjetësit të BE-së, Mirsolav Lajcak, por jo edhe ai trepalësh me krynegociatorin e serbisë Petar Petkoviq. Në një paraqitje para mediave pas takimit zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin e sotëm, nuk kanë diskutuar për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi siç ka thënë Bislimi, pozicioni i Kosovës është bërë i qartë që më 26 tetor nga kryeministri Albin Kurti në takim me liderët evropianë

Pamje nga takimi

Kjo e enjte parashihej të ishte dita kur Brukesli do i bënte bashkë në një tavolinë një kosovarë dhe një serb.

Bëhet fjalë për Besnik Bislimin e Petar Petokoviqin, të cilët janë kryenegociator të Prishtinës e Beogradit.

Por, ani se kanë kaluar dy muaj nga agresioni serb në Banjskë të Zvecanit, Bislimi e Petokoviq, nuk janë ulur në një tavolinë.

Megjithëkëtë, që të dy kanë zhvilluar takime të ndara me emisiarin e BE-së Miroslav Lajcak, që dështoi që përfaqësuesit e dy shteteve që kanë telashe mes veti ti ulë në një tavolinë.

Se çfarë u diskutua e çfarë jo, në një paraqitje të shkurtër ka treguar kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi.

Ndonëse si pjesë e temave ishte Asociacioni I komunave me shumicë serbe, Bislimi ka thënë se për të nuk diskutuan.

“Nuk mund të nisë zbatimi [pa nënshkrim], sepse duhet garancia që kemi një marrëveshje valide, që sjell obligime edhe për palën tjetër. Kemi pasur drafte që kanë qarkulluar, por mund të themi që drafti që i është dorëzuar Kosovës nga miqtë tanë të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, gjatë përgatitjes së neneve të veta, ka pasur një kujdes të shtuar për provizionet kushtetuese të Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Bislimi ka treguar edhe nëse do të ketë një takim të radhës në kuadër të dialogut mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, deri në fund të vitit.

Ai ka thënë se Lajçak nuk ka përmendur datë konkrete.

“Është fakt që zgjedhjet në Serbi e kanë dëmtuar shumë procesin, për arsye se janë caktuar si obstruksion për ecurinë e procesit të dialogut. Kjo sjell paqartësi se si mund të ecim tutje. Sot gjatë takimit nuk është diskutuar assesi dhe asnjë moment opsioni për takime të radhës”, ka thënë Bislimi.

Ndërkohë mos arritja e një takimi të përbashkët mes kryenegociatorëve sipas ligjeruesit Abit Hoxha, ka ndodhur për arsye që liderët e shteteve nuk kanë vullnet për marrëveshje.

Në takim mes Bislimit dhe Lajcak është diskutuar edhe çështja e të pagjeturve, ku sipas kryenegociatorit kosovar, pasi u pranua një ndryshim nga pala kosovare, dokumenti është konsideruar si i adoptuar. Ndërkohë që është vendosur një afat që javën tjetër të nënshkruhet marrëveshja për energjinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika