Dështon lista e dëshmitarëve që do të intervistohen nga Komisioni hetimor për energjinë

Të premten e 10 qershorit është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, i themeluar nga Qeveria e Kosovës, ku nuk është votuar lista e dëshmitarëve që do të intervistohen nga Komisioni, duke kërkuar opozita që në listë të shtohet edhe Martin Berishaj dhe Mimoza Kusari-Lila

Ilustrim

Me përplasje mes opozitës dhe pozitës, është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, i themeluar nga Qeveria e Kosovës, e si rrjedhojë nuk është votuar lista me emra të dëshmitarëve që do të thirren për intervistim.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni janë përmendur ish-kryeministrat dhe ministrat aktualë dhe të kaluar në institucionet përkatëse.

Kryesuesi i këtij komisioni, Hajdar Beqa ka thënë se gjatë rrugës do të largohen nga lista disa persona që janë në procese gjyqësore, dhe se do të ftohen të gjithë të tjerët. Ndërkohë, nga opozita është kërkuar të ftohet Martin Berishaj për intervistim.

“Gjatë rrugëtimit mund të ketë persona që largohen nga lista e të ftuarve si dëshmitarë, pasi që të njëjtit kanë probleme gjyqësore, siç është çështja në Hagë” ka theksuar Beqaj.

Armend Muja nga LVV-ja ka deklaruar se duhet të thirren krejt bartësit nga viti 2006 deri më 2022, dhe e njëjta listë të votohet sot(të premten) pa shtuar numrin e dëshmitarëve, ata të shtohen në mbledhjen e radhës.

“Të gjithë bartësit nga viti 2006 deri 2022, nuk mund të përjashtojmë asnjë prej tyre çfarëdo pozite që kanë qenë ata, ne kemi emra të tjerë që do t’i prezantojmë javën tjetër, sot ta votojmë listën të cilën e kemi diskutuar mbledhjen e kaluar”, ka deklaruar Muja.

Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja ka thënë se mungon edhe Martin Berishaj në listën e të ftuarve për të dëshmuar.

“Adil Jonuzi drejtor i minierave në KEK të shtohet në listë, dhe Martin Berishaj mungon në listën e të ftuarve” tha Krasniqi.

Ndërsa deputeti, Armend Zemaj ka thënë se janë diku rreth 300 dëshmitarë për t’u intervistuar.

Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se ka përsëritje të emrave në listë.

‘’Të mërkurën e ardhshme, komisioni ka bërë të ditur se do të shtohen emrat e dëshmitarëve që do të thirren për intervistë, përfshirë shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Armend Muja propozimin e opozitës për t’i thirrur në komision hetimor si dëshmitarë Martin Berishajn dhe Mimoza Kusari-Lilën i ka quajtur ide “koti”.

Revoltë e përplasje në seancën e Kuvendit të Kosovës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika