Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, mungojnë deputetë të LVV-së

Në një mbledhje të Komisionit Hetimor Parlamentar, diskutimi mbi procedurat për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje, duke bërë të pamundur mbajtjen e saj sipas rregulloreve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj, theksoi se kjo mbledhje nuk mund të mbahet pa prezencën e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë të diskutohet për buxhetin e Komisionit dhe për angazhimin e ekspertëve.

“Fatkeqësisht kemi mungesë të deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk kemi kuorumin e duhur. Sot kemi pasur të diskutojmë dy pika të rëndësishme të rendit të ditës, që ka pasur të bëjë me buxhetin për këtë Komision, si dhe për angazhimin e ekspertëve, të cilët do të na duheshin”, theksoi Qalaj.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore ishte konstituuar pas 7 tentimeve. /KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika