Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të zhvillohej sot në orën 11:00, është shtyrë për një datë tjetër.
Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të agjendës dhe nevojave për organizimin e mëtejmë të punimeve të Kuvendit.
“Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.