Dështon përzgjedhja e anëtares për KPM

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë anëtaren e Komisionit të Pavarur të Medias, pasi të dyja kandidatet që ishin në garë nuk i morën votat e duhura

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të caktojë një anëtarë për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). Në garë për këtë pozitë kanë qenë dy anëtare, Violeta Hyseni – Kelmendi dhe Teuta Morina – Hoxha, që kishin marrë numrin më të madh të pikëve, gjatë intervistimit nga komisioni ad-hoc.

Violeta Hyseni- Kelmendi ka marrë 20 vota, kurse Teuta Morina-Hoxha ka marrë 29 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 91 deputetë, ndërkaq 42 vota ishin të pavlefshme.

Në fjalën e saj, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kandidatet që ishin në garë ishin profesionale, dhe mospërzgjedhja e njërës nga to, është lajm jo i mirë.

Pas dështimit të përzgjedhjes së anëtares së KPM-së, konkursi do të përsëritet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika