Dështon raportimi i Besnik Bislimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nuk është shfaqur në komision dhe opozita e ka lëshuar mbledhjen pas rreth dhjetë minutash pritjeje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nuk është shfaqur në komision dhe opozita e ka lëshuar mbledhjen pas rreth dhjetë minutash pritjeje.

Ndërsa, kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se nuk ka transparencë nga ana e tyre nëse ata janë të gatshëm “vetëm që të vijnë të nënshkruajnë lista dhe të mos presin dhe dëgjojnë”.

Tutje, ajo ka shtuar se ishte në kontakt me Besnik Bislimin gjatë mbledhjes së qeverisë dhe ajo thotë se i ka kërkuar ta njoftojë “atë kur të bëhet korumi dhe për dy minuta do të vijë”.

“Janë gati të vijnë të nënshkruhen në lista dhe të mos qëndrojnë në komision. Nëse ata nuk janë të gatshëm të presin dhe të dëgjojnë, nuk mund të thonë se nuk ka transparencë. Z. Bislimi ka qenë në komunikim me mua dhe meqë ka qenë në mbledhje të qeverisë me ka thënë që më njofto kur të bëhet kuorumi dhe për 2 minuta vijë në komision”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, është planifikuar të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika