Dështon ratifikimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”

Në seancën e së enjtes ka dështuar ratifikimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, pasi PDK-ja e AAK-ja nuk votuan, ndërsa LDK-ja votoi për

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së enjtes ka dështuar të votohet marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Në sallë ishin 82 deputetë të mjaftueshëm për të nisur procedurën e votimit, por jo të gjithë morën pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mungon kuorumi, prandaj kjo pikë do të votohet në seancë tjetër.

“Janë vetëm 72 vota, s’janë të mjaftueshme për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, kjo i bartet një seance të re”, ka thënë Konjufca.

Këtë marrëveshje refuzoi ta votojë Grupi Parlamentar i PDK-së dhe i AAK-së, ndërsa ai i LDK-së ishte pro.

Në këtë seancë është miratuar në shqyrtim të dytë projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Për miratimin e këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë, ndërsa s’kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika