Dështon seanca ndaj ministres Haxhiu, rastet e gazit lotsjellës në prag të parashkrimit

Në mungesë të deputetit Pal Lekaj, e ish-deputetëve Donika Kadaj Bujupi, e Besa Baftiut ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2016. Prezente në seancë ishte ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Megjithatë rastet e gazit lotsjellës, janë në prag të parashkrimit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka lënë seancën e plenare të Kuvendit dhe punën e saj sot, për tu paraqitur në gjykatore si e akuzuar.

Ndonëse ajo erdhi, Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi, e Besa Baftiu që janë po ashtu të akuzuar, munguan. Kjo edhe ishte arsyeja që seanca dështoi dhe u shty për 10 shkurt të vitit të ardhshëm,  një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Nuk ka të bëjë asgjë, gjykata i ka punët e veta i kemi ditët e nxanuna…Gjykata i cakton vetë ditët”, ka deklaruar Fatime Dermaku – Gjyqtare.

Haxhiu e të tjerët tash e gati 9 vite përballen me akuzat për armëmbajtje pa leje, ndonëse në 2021 ishin liruar nga akuzat, por rasti u kthye në rigjykim. Ndërkohë që avokati i deputetit Pal Lekaj, tha se viti i ardhshëm mund të sjellë edhe parashkrimin e disa nga rasteve të gazit lotsjellës.

“Kjo vepër penale tashmë është duke shkuar në zbatim të institutit të parashkrimit, në praktikat gjyqësore në të kaluarën i kemi disa vepra të caktuara penale që ndërlidhen me të që janë parashkruar, si avokat e shoh si të ardhme të pashmangshme në raport me klientin tim dhe të tjerët në këtë proces…Sipas të gjitha gjasave do të jetë viti i ardhshëm viti i parshkrimit i rasteve të tilla”, ka deklaruar Dek: Musa Damati – Avokat i Pal Lekajt.

E kritika ndaj sistemit gjyqësor për numër të lartë të parashkrimit të rasteve të tilla ka avokati Yll Zekaj.

“Në çdo rast duhet të ket kujdes sistemi i drejtësisë që nuk guxon që rastet të parashkruhen për shkak të neglizhencës e për shkak të mos efikasitetit të sistemit që të merr një vendim për këtë”, ka deklaruar ai.

Në mars të këtij viti, ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i është parashkruar vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” që pretendohet se ishte kryer në mars të 2018.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika