Dështon seanca, rezoluta e AAK-së shtyhet për një datë tjetër

"Tash e tre muaj ka vendosë në kryesi një kërkesë për debat për tri vjet qeverisje, një. Temë kaq e rëndësishme që duhet të jetë ballafaqim në mes opozitës dhe mes Kurtit e mes nesh mungojnë kaq shumë deputetë. Grupet parlamentare po e shtyjnë këtë debat, në kryesi vendosim për datë", ka deklaruar Tahiri

Seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të mbahet pasi Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) e ka shtyrë rezolutën për një datë tjetër, pasi nuk pati mjaftueshëm numër të deputetëve në sallë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në bashkëpunim me grupet parlamentare ky debat për tri vjet qeverisje është shtyrë për një ditë tjetër.

“Tash e tre muaj ka vendosë në kryesi një kërkesë për debat për tri vjet qeverisje, një. Temë kaq e rëndësishme që duhet të jetë ballafaqim në mes opozitës dhe mes Kurtit e mes nesh mungojnë kaq shumë deputetë. Grupet parlamentare po e shtyjnë këtë debat, në kryesi vendosim për datë”, ka deklaruar Tahiri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në seancën e Kuvendit të Kosovës kishte propozuar që në rend dite të jetë një rezolutë, përmes së cilës, do të kërkohet shkarkimi apo dorëheqja e qeverisë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas kësaj rezolute, pas dorëheqjes ose shkarkimit të qeverisë, propozohet edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

“Të gjithë parametrat e deritanishëm, sot në trevjetorin e kësaj qeverie, janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK”- thuhej në rezolutë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika