Dështon votimi për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Ka dështuar votimi i anëtarëve të rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore(KKTK) dy herë radhazi.

Në votimin e parë morën pjesë në votim gjithsej 55 deputetë, 52 ishin për dhe një abstenim.

Edhe në përsëritjen e votimit, numri i votave ishte i pamjaftueshëm për emrimin e anëtarëve të rinj të KKTK-së, në votim morën pjesë 58 deputetë, 55 ishin për dhe tri vota ishin abstenim.

Opozita kundërshton emërimin e anëtarëve të rinj të KKTK-së

Partitë opozitare në Kuvend; Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë kundërshtuar emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore(KKTK).

Anëtarët e propozuar për këtë këshill nga komisioni për arsim dhe kulturë, janë Artan Krasniqi, Fahri Sheqiri, Besarta Reçica, Enis Salla, Zanita Halimi, Arianit Buçinca dhe Sllaxhana Boshkoviq.

Pas propozimit të bërë nga deputeti i LVV-së, Ardian Gola, ishte deputetja e LDK-së, Vlora Dumosh, ajo e cila tha se janë zgjedhur militantë partiakë dhe se procesi duhet të kthehet në pikën zero. Ka shtuar se Komisioni për Arsim pavarësisht se ka pranuar ankesa nga kandidatët, ato nuk janë shqyrtuar.

“Shumica e kandidatëve janë sociologë, etnologë por jo edhe historianë, që ka qenë një kriteret e konkursit. Po ashtu, janë përzgjedhur militantët partiakë siç është rasti Fahri Sheqiri nga qendra e LVV-së në Bardhosh. Prandaj, ne mendojmë që procesi duhet të kthehet në pikën zero, po ashtu si komision kemi pranuar tri ankesa nga kandidatët dhe asnjë ankesë nuk është shqyrtuar kështu që, kjo është një shkelje e cila është bërë përgjatë këtij konkursi”, ka thënë Dumoshi.

Nga AAK lidhur me kandidatët e rinjëka folur deputeti Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se grupi i tij parlamentar nuk do të marrë pjesë në votim.

“Nuk mundet as profesori Gola e askush prej deputetëve ta ndalë procesin e ankimimit kur i është bërë e padrejtë kandidatëve. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë proces votimi”, ka thënë Tahiri.

Nga ana tjetër si përgjigje ndaj partive opozitare që kundërshtuan me ngulëm duke thënë se ky proces duhet të kthehet në pikën zero, deputeti i VV-së, Ardian Gola ka thënë se është mirë t’u jepet shansi disa të rinjve, por edhe për këtë reaguan deputetët opozitar duke thënë se ka pas shkelje.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika