Desivojca, fshati kufitar që pothuajse është braktisur

Fshati Desivojcë në Komunën e Kamenicë që nga paslufta ka filluar të braktiset. Mungesa e infrastrukturës e kushteve për jetës kanë bërë që në këtë fshat afër kufirit më Serbinë të mbesin vetëm pese shtëpi banimi

Desivojsa fashti kufitar

Rruga  që të shpije në  fashitin Desivojcë në Komunën e Kamenicë është shumë e vështir për tu kaluar. E më të arritur në destinacion e fiton përshtypjen e një vendi të harruar.

Fshati Desivojë, pothuajse në tërësi është i braktisur nga banorët e tij.

Dhe pse gjendet disa kilometra larg komunës së Kamenicës, ndërsa në qendër të fshatit që është në brezin kufitarë me Serbinë, banorët që mund ti shohësh janë në numër tepër të vogël.

Një nga ata banorë që nuk e ka lëshuar fshatin është edhe Refik Bunjaku.

Refik Bunjaku, banor i Desivojsës

I lodhur nga jeta, ai ka rrëfyer mënyrën se si ata pak banorë që jetojnë në këtë fshat të harruar janë duket u përpjekur që të mbijetojnë.

“Gjendja është katastrofë këtu, rruga s’bonë, njerëz nuk ka , shkollën e kanë mbyll. Deri në 840 nxënëse janë kanë ma herët. Veç kur ka vota dalin këtu. Më dru jetojmë më kafshë. Përpara ka pas shumë banorë këtu. Prej mbas lufte kanë fillua mu hekë, të rinjtë krejt kanë ikë”, ka deklaruar Refik Bunjaku-Banorë i Desivojcë .

E i zhgënjyer për mënyrën se si është lënë ky fshatë që nga përfundimi i luftës është edhe Xhemajl Shkodra.

Xhemalj Shkodra, banor i Desivojës

Puna më dru e mbajtja e kafshëve është mënyra që sigurojmë jetesën.

“Ma herët fashti ka pasur banorë shumë, ka qenë dhe tregu i kafshëve për këtë rajon. Tash nuk ka mbetur askush, përveç pesë shtëpive e jo ma shumë, ndërsa jeta këtue sigurojmë më dru dhe më kafshë, na kanë lënë pas dore neve në Desivojcë”.

Ndonëse rrethanat e detyruan të marr rrugën e mërgimit, Emin Huruglica  ka thënë se dëshpërohet sa herë që e viziton token e të pare dhe e sheh gjendjen në të cilën ka mbetur fshati.

Pikërisht shkaku i boshatisjes së fshatit, shkolla e re e ndërtuar tash e një vite është e mbyllur.

Emin Huruglica, banor i Desivojës

Ndërkohë, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes telefonit i ka thënë RTV Dukagjinit, se i ka vizituar këta banorë.

Edhe ai e pranon se gjendja këtu është e vështirë, porse sipas tij mundësitë e komunës për të ndërtuar një rrugë këtu janë fare të vogla.

 

Kjo pasi që rruga kushton 1 milionë e 700 mijë euro, ndërsa e tërë komuna e Kamenicës për investime kapitale ka 1 milionë e  400 mijë euro, prej tyre vetëm 120 mijë euro të destinuara për rrugë.

Rahimaj, ka shtuar se kanë kërkuar ndihmë prej Ministrisë së Infrastrukturës për ta futuar këtë rrugë në kuadër të rishikimit të buxhetit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika