Detaje nga seanca dëgjimore: Avokatja kërkoi ekzaminim psikiatrik të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë

(E përditësuar) Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë, i dyshuari është dërguar në ndalim derisa gjykata të përpiloj vendimin ndaj tij.

Përveç se është i lodhur për shkak të stresit, i dyshuari ka thënë se nuk ka asgjë se çka të shtojë për rastin.

Por, për të shtuar kishte prokurorja e rastit, Valbona Disha–Haxhosaj, e cila ka thënë se dyshuari e ka shfrytëzuar kohën kur viktima, në këtë rast gruaja e tij, ka qenë e vetme dhe e ka goditur ne pjesën e përparme në ballë.

Gjithashtu, ajo ka treguar se çfarë ka thënë i dyshuari kur është dorëzuar në polici.

“Me qenë se jam dorëzuar vetë, pasi që kam privuar nga jeta bashkëshorten time në banesën tonë. Kam ardhur në polici ku jam dorëzuar dhe kam dorëzuar armën me të ciline e kam kryer veprën penale”, ka cituar të dyshuarin, prokurorja Disha–Haxhosaj.

Kurse, avokatja e të dyshuarit Zana Krasniqi ka kërkuar që të i bëhet ekzaminimi psikiatrik dhe ekzaminimi i lëndëve narkotike dhe që i njëjti të dërgohet në Institut të psikiatrisë.

Kjo është vrasja e dytë e një gruaje brenda pak ditësh në vend.

I dyshuari ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika