Detaje nga tërmeti që goditi Kosovën mëngjesin e së dielës

Në mëngjesin e të dielës është raportuar për një tërmet me epiqendër në Viti, Kaçanik dhe fshatin Nikaj

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka raportuar për një tërmet që ka ndodhur mëngjesin e të 31 korrikut rreth orës 08:28.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31/07/2022 në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”.

“Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.  Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327: 7 km në Jugperëndim JP të Vitisë, 6 km në Verilindje VL të Kaçanikut dhe 2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj”, ka thënë Shemsi Mustafa për Portalin Dukagjini.

Ky tërmet, sipas Mustafës, nuk ka rrezikuar qytetarët e këtyre rajoneve.

“Nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Potenciali i ulët nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika