Detaje për vdekjen e shtetasit të huaj në Vërmicë

Një person është gjetur i pajetë të shtunën e 18 qershorit në Vërmicë të Prizrenit. Viktima që është gjetur dyshohet të jetë një shtetas i Sirisë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i cili mbrëmjen e së shtunës u gjet i vdekur afër xhamisë së fshatit Vërmicë, kishte pasur lëndime trupore nga arma e zjarrit.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, Policia ka dhënë detaje, lidhur me vdekjen e një shtetasi të huaj në Vërmicë të Prizrenit, duke thënë se mjeku përgjegjës kishte konstatuar se plagët e viktimës janë nga arma e zjarrit.

“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekip i ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, shkruhet në raport.

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Vërmicë

Përgjatë patrullimit, Policia e Kosovës kishte hasur në një trup të pajetë të një mashkulli, në afërsi të së cilit ishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika