Detaje se si shpëtoi 11-vjeçarja nga masakra në Teksas

11-vjeçarja Miah Cerrillo, nga të shtënat në një shkollë në Teksas, ka mbijetuar duke u shtrirë mbi trupin e një shoqe të klasës, dhe duke u lyer me gjak të saj për tu bërë sikur është e vdekur

Miah Cerrillo, 11-vjeçarja e mbijetuar e masakrës së shkollës fillore “Robb Uvalde”, në Teksas, ishte e frikësuar se i armatosuri do të kthehej për të, kështu që ajo ishte lyer me gjakun e shoqes së saj dhe luajti e vdekur.

Miah Cerrillo, ka deklaruar ekskluzivisht për CNN për përvojën e saj të tmerrshme atë ditë brenda klasës ku ndodhën të shtënat masive.

Miah, ka thënë se bashkë me shokët e saj të klasës po shikonin filmin “Lilo and Stitch” në klasën e mësuesve Eva Mireles dhe Irma Garcia, kur ato morën lajmin se kishte një të shtënë në ndërtesë, raporton CNN, transmeton Portali D.

Njëra nga mësueset ka shkuar të mbyllte derën, por Miah ka thënë  se gjuajtësi ishte pikërisht aty, dhe qëlloi nga dritarja në derë.

Ajo ka përshkruar se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt mësuesja e saj u kthye në klasë dhe personi i armatosur e kishte ndjekur nga pas. Ajo ka thënë se vrasësi e kishte shikuar njërën nga mësueset e saj në sy, duke i thënë “Natën e mirë” dhe më pas e kishte qëlluar atë.

Ai kishte hapur zjarr, duke qëlluar mësuesen tjetër dhe shumë nga miqtë e saj, e cila ka thënë se plumbat kaluan pranë saj duke i prekur shpatullat dhe kokën. Vajza më vonë është trajtuar në spital nga plagët e marra dhe tani është liruar.

Shenja e mirëseardhjes së Shkollës Fillore Robb

Po ashtu, Miah ka thënë se pasi ka qëlluar studentët në klasën e saj, sulmuesi ka hyrë përmes një dere në një klasë ngjitur. Dhe ajo dëgjoi britmat dhe zhurmën e të shtënave në atë klasë. Megjithatë, pasi të shtënat janë ndalur, ajo ka thënë se sulmuesi kishte filluar të luante ‘muzikë trishtuese’.

Ajo dhe një shoqe e saj kishin arritur të kapnin telefonin e mësuesit të saj të vdekur dhe të thërrisnin emergjencën për ndihmë.

Miah, ka thënë se kishte frikë se personi i armatosur do të kthehej në klasën e saj për ta vrarë atë dhe disa miq të tjerë të mbijetuar. Kështu, ajo i kishte zhytur duart në gjakun e një shoku të klasës , i cili ishte shtrirë pranë saj, tashmë i vdekur  dhe më pas e lyente gjakun në të gjithë veten për të luajtur e vdekur.

Miah, ka thënë se ishte ndjerë që ka qëndruar aty e shtrirë tre orë, e mbuluar me gjakun e shoqes së klasës, me miqtë e saj.

Ajo kishte supozuar se në atë moment policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

Më pas kishte dëgjuar të flitej për policinë që po priste jashtë shkollës. Teksa ka treguar  këtë pjesë të historisë gjatë intervistës, ajo ka filluar të qante, duke thënë se thjesht nuk e kuptonte pse nuk hynë brenda që t’i shpëtojnë.

Kryqe me emrat e viktimave të të shtënave në shkollë

Nëna e Miah ka thënë se vajza e saj është e traumatizuar dhe se nuk mund të flejë. Prindërit e fëmijës kanë nisur një GoFundMe posaçërisht për të paguar terapinë e saj.

Miah ishte shumë e frikësuar për të folur në kamerë, ose me një burrë, për shkak të asaj që përjetoi, por ajo donte të ndante historinë e saj në mënyrë që njerëzit të dinin se si është të jetosh me të shtënat në shkollë.

Po ashtu, ajo shpreson se mund të ndihmojë në parandalimin e një tragjedie si kjo, që të mos u ndodhë fëmijëve të tjerë.

Në përpjekje për të mbajtur veten të mbuluar, Miah është ulur në intervistë e mbështjellë me një batanije, pavarësisht temperaturave të ngrohta.

Një alarm celulari ra aksidentalisht gjatë intervistës dhe Miah ishte dukshëm e shqetësuar nga zhurma. Nëna e saj ka thënë se kjo po ndodhë tani shumë shpesh.

Nëntëmbëdhjetë nxënës dhe dy mësuese të vrarë në Teksas

Evidentohen viktimat e të shtënave në Teksas të Amerikës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika