Detaje – Si u mbajt fshehtë arratisja e Sekiraqës?

Arratisja e Sekiraqës është tentuar të mbahet fshehtë të shtunën. Kjo pasi televizioni Dukagjini gjatë tërë ditës ka insistuar të konfirmojë vendodhjen e tij por Shërbimi Korrektues nuk e ka bërë një gjë të tillë. Gjatë tërë ditës njëtë ka vepruar edhe Policia, deri kur në orët e mbrëmjes e konfirmoi arratisjen

Një ditë pasi Gjykata e Apelit nxori vendim që Enver Sekiraqën ta kthejë në paraburgim, Policia nuk e ka gjetur atë në shtëpi për ta dërguar në qeli.

Për vendndodhjen e tij, televizioni Dukagjini është interesuar që nga mëngjesi i së shtunës, por institucionet nuk kanë ofruar informacion.

Çështja kishte nisur të dukej e çuditshme kur gjatë kontakteve të televizionit me Shërbimin Korrektues i Kosovës, ky i fundit thonte se nuk po arrinte të siguronte një informacion të tillë.

Televizioni ka pyetur edhe Policinë, por nga ky institucion nuk ka pranuar përgjigje gjatë tërë ditës, deri në orët e mbrëmjes kur konfirmoi arratisjen e Sekiraqës.

Ndërsa tërësisht e paqasshme gjatë ditës ka qenë avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi.

Më 3 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Por dy javët e fundit, Sekiraqa i kaloi në liri pasi ditën e shpalljes së aktgjykimit atij iu hoq masa e arrestit shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e dënimit.

Por, sipas njohësit të çështjeve të drejtësisë, Ardian Bajraktari, bazuar në vendimin e Gjykatës ai do të duhej të ishte në qeli.

“Në bazë të asaj që pamë në njoftimin e Gjykatës së Apelit ka aprovuar si të bazuar nënkupton që tashmë vendimi i Apelit është i plotëfuqishëm në momentin që është marrë vendimi i Gjykatës personi në fjalë nënkupton që duhet të shkojë në Qendrën e Paraburgimit në pritje të ndonjë vendimi tjetër”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

Sipas Bajraktarit, Gjykata Themelore nuk është dashur të krijonte një situate të tillë, kur ia hoqi Sekiraqës masën e paraburgimit.

“Në bindjen time ka qenë një vendim që nuk është dashtë të ndërmerret nga gjykata e shkallës së pare sepse ekzistojnë rrethanat e natyrës komplekse bazuar në gjithë atë çfarë ka pare opinion sa i përket këtij rasti”, tha avokati.

Sekiraqa kishte qenë në arrati 5 vjet para se t’i dorëzohej organeve të drejtësisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika