Detaje të reja nga FSK-ja për gjetjen e trupit të pajetë të një personi në Klinë

Ushtria e Kosovës (FSK ), në krye të detyrës, duke iu shërbyer qytetarëve, ka gjetur trupin e pajetë të personit i cili kishte rënë në lumë dhe e ka nxjerrë nga aty

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në krye të detyrës, ka gjetur trupin e pajetë të personit i cili kishte rënë në lumë, dhe e ka nxjerrë nga aty.

Personi kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

“Pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin, ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”.

Njësia e kërkim-shpëtimit të zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, duke nxjerrë trupin e viktimës nga lumi

“Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim, dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit”, njofton FSK.

Sipas procedurave, trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.

Nuk janë të pakta rastet, ku Njësia e kërkim–shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së u kishte shërbyer qytetarëve të Kosovës

Kjo e fundit, më 21 shtator të vitit 2020, kishte arritur që t’i shpëtonte dhe evakuonte katër qytetarë.

Njësia e Kërkimshpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së, e cila kishte realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës

Njësia e kërkim-shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së kishte realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës. Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të shoqatës alpiniste “Gjeravica”, ku njërit prej të lënduarve iu ofrua trajtimi fushor mjekësor dhe evakuimi profesional.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika