Detajet e fundit nga aksidenti, cila është gjendja e të lënduarve?

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është aksidentuar në Austri, ka raportuar agjencia austriake e lajmeve APA të enjten

Pas raportimeve për aksidentin rrugor në Austri, ku si pasojë ishin lënduar mbi 20 persona, Ambasadori i Kosovës në Austri ka dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Kjo për t’u informuar dhe për t’u ofruar ndihmë të lënduarve që raportohet të jenë nga Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për Rtv Dukagjinin Ministria e Punëve të Jashtme (MPJD)

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, z.Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është aksidentuar autobusi, dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës sonë në Austri për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, sipas spitalit te Salzburgut, 8 të lënduar kanë kërkuar ndihmë, dhe aktualisht vetëm një mbetet ende në spital, kurse të tjerët janë liruar.

Portali D, ka tentuar të komunikojë me kompaninë e përfshirë në aksident, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje.

Zëdhënësi i policisë në Austri  Hans Wolfgruber ka thënë në konferencë për shtyp se, sipas vlerësimeve të para, aksidenti ka ndodhur “pa faj të palës së tretë”, dhe se shoferin mund ta ketë zënë gjumi ose ka mund të jetë ndonjë problem teknik.

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova në Gjermani ka pësuar një aksident në shtetin e Austrisë, ku si pasojë janë lënduar 20 persona të cilët ishin brenda në autobus.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Zëdhënësi i policisë Hans Wolfgruber ka thënë për APA se arsyet e këtij aksidenti ende nuk janë të qarta.

“Në automjet ishin rreth 25 persona,” ka thënë për APA komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser. Sipas tij, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Të gjithë u dërguan në spitalin e aksidenteve dhe spitalin shtetëror në Salzburg me ambulanca. “Tetë persona që ishin të padëmtuar aktualisht po kujdesen nga ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë e qytetit tonë,” tha Gerstgraser.

Një kontigjent i madh ndihmësish janë dërguar në vendin e aksidentit. Brigadat e zjarrit Hallwang dhe Eugendorf erdhën me rreth 60 vullnetarë në tetë automjete, dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës në 14 automjete.

Autobusi i dëmtuar ishte ende në vendin e aksidentit rreth orës 06:00, për këtë arsye Westautobahn ishte i pakalueshëm në këtë zonë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika