Devijon debati në mes të Hasanit dhe Hoxhës, “Je ngacmues seksual” – “Ke marrë 5 mijë euro për të regjistruar studentë” (VIDEO)

Dibran Hoxha nga organizata ORCA dhe përfaqësuesi i organizatës studentore REFORMA të Universiteti i Prishtinës, Oktai Hasani, e kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në UP





Dibran Hoxha nga organizata ORCA dhe përfaqësuesi i organizatës studentore REFORMA të Universiteti i Prishtinës, Oktai Hasani, e kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin, duke u lëshuar edhe në akuza personale gjatë debatit për shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit.

Hoxha së pari, e ka akuzuar Hasanin, duke i thënë se ai dhe organizata që e përfaqëson kanë regjistruar student në UP, me para në vlerë prej pesë mijë eurove.

Atij iu kundërpërgjigj, Hasani duke i thënë se ai ka qenë student i dobët derisa e akuzoi Hoxhën edhe për ngacmim seksual, duke pretenduar se një gjë të tillë e kishte pranuar vetë Hoxha.

Kjo përplasje e ashpër zgjati për disa minuta, me akuza pothuajse të njëjta për njëri-tjetrin dhe vazhdimisht duke i mohuar ato që i thoshte tjetri.





Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika