Dheu i Bardhë dhe Merdari, dy pikat kufitare më të ngarkuara

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të enjten e tre gushtit, ka pasur kolona e pritje afro 2 orëshe në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë tek Dheu i Bardhë dhe në Merdar

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare me Serbinë si Dheu i Bardhë dhe Merdari, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së enjtes së 3 gushtit.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdar, pritjet në hyrje janë deri në pesë minuta, ndërsa në dalje deri në 90 minuta, ndërkaq kolonat në dalje raportohet të jenë deri në 900 metra.

Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 5 minuta, ndërkaq në dalje pritjet janë regjistruar deri në 40 minuta, ndërkaq  kolona e automjeteve është deri në 250 metra.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika