Dhjetë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Për vetëm 24 orë në Policinë e Kosovës janë raportuar dhjetë raste të dhunës në familje

Foto ilustrim, dhunë në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë arrestuar dhjetë persona si të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘dhunë në familje’. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tri raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Malishevë, e nga një në Gjakovë, Fushë-Kosovë, Pejë, Shtërpcë e Zveçan. 

Në Prishtinë në dy raste bashkëshortët janë arrestuar si të dyshuar për sulme fizike ndaj bashkëshorteve. E në një rast është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar motrën. 

“Prishtinë 05.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Në Shtërpcë një grua ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti. I dyshuari është arrestuar për dhunë në familje dhe mosrespektim të vendimit të gjykatës. 

E në Pejë është arrestuar një person i dyshuari për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. 

Në Malishevë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten dy ditë më parë, e në një rast tjetër, po në Malishevë, një grua ka raportuar se është kërcënuar nga ish-bashkëshorti nëpërmjet rrjeteve sociale. 

Në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për sulm ndaj bashkëshortes dhe është dërguar në mbajtje. 

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Zveçan. 

Po ashtu të martën janë arrestuar edhe dy persona lidhur me raste të dhunës në familje që ishin raportuar më herët. Njëri është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për një rast të dhunës në familje më 2 nëntor e tjetri në Ferizaj nën dyshimin se më 1 nëntor kishte kërcënuar ish-bashkëshorten. Të dy janë dërguar në mbajtje. 

Në Fushë-Kosovë është arrestuar një burrë nën dyshimin për sulm fizik ndaj bashkëshortes. Ai dyshohet po ashtu se gjatë fjalosjes me familjarët e bashkëshortes, ka shtënë me armë zjarri e më pas armën e ka hedhur nga dritarja. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është sekuestruar arma. 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika